Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka përuruar këtë të mërkurë qendrën e re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Gjatë aktivitetit të hapjes së kësaj qendre, Rama ka thënë se kjo shënon një tjetër faqe në modernizimin e ushtrisë shqiptare.
Rama tha se qendra e re e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes shënon një epokë të re të zhvillimit teknologjik dhe modernizimit në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.
Sa i takon industrisë ushtarake, kryeministri shtoi se synimi i qeverisë është që brenda vitit 2030, Shqipëria të ketë edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”.
“Duhet të shohim edhe shumë vende të tjera që tek tek sistemi i mbrojtjes kanë një burim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe produktiv për gjithë zhvillimin teknologjik të vendit. Po përgatisim platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake.Një platformë që sot është koha për ta përfshirë në të gjithë trupin legjislativ të republikës së Shqipërisë dhe pastaj mbi të për të nisur një valë investimesh në industrinë e mbrojtjes. Një mmbicie që brenda viti 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës Made in Albania. Ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës Made in Albania. Jemi vend i vogël por kemi aleatë të mëdhenj”, tha Rama.
Rama theksoi se ka shtete shumë të përparuara në industrinë e mbrojtjes që kanë interest ë bashkëpunojnë me shtetin shqiptar sa i takon fushës së mbrojtjes.
Sipas Ramës, “kjo qendër i bashkëngjitet Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, një tjetër projekt madhor për mbrojtjen në botën digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit, e ngritur falë mbështetjes së SHBA-së. Nëpërmjet Qendrës së re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, synohet ndër të tjera të forcohen kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxitet zhvillimi i një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje