Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me qëndrimin e tyre për arrestimin e drejtorëve të bashkisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se “Shqipëria gdhiu sot me një kryeministër të ri”.
Sipas Berishës, fakti që kryeministri Edi Rama reagoi shpejt pas deklaratës së Veliajt, tregon se “Veliaj i diktoi Ramës afatin kohor të përgjigjes publike jashtë të cilit Rama nuk do mund të përgjigjej më”.
“Shpejtësia e rrufeshme e përgjigjes të Edi Ramës ndaj Erion Velisë dëshmon se ishte Veliaj ai që në mënyrë ultimative i kishte diktuar Ramës afatin kohor të përgjigjes publike jashtë të cilit Rama nuk do mund të përgjigjej më.
Por po kaq poshtërues dhe i pamëshirë ishte teksti që lexoi Edi Rama në të cilin ai peng i bashkëvjedhjeve të mëdha me Velinë duhet të miratontnte 100% dhe pa i hequr një presje sikur të ishin fjalë profeti, sulmin që i bëri Veliaj për arrestimin nga Rama të heronjve bashkëvjedhësve të Velisë dhe t’i pranonte ata jo si mëkatar që kanë ngrënë fiq pas shpinës së Lali Vjedhësit, por si heronj edhe të tij dhe t’i egzoneronte pa shkuar në Gjykatë nga çdo keqbërje dhe përgjegjësi”, shkruan Berisha ndër të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje