Partia Socialiste mblodhi grupin e saj parlamentar, përpara zhvillimit të seancës plenare, ku do të miratohet projektbuxheti i vitit 2019.
Mbledhja është shoqëruar me debate mes ministrit Arben Ahmetaj dhe kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, pasi ky i fundit ka vërejtje për buxhetin.
Braçe ka pasur kundërshtime për disa nene të buxhetit edhe në debatet publike të zhvilluara në komision.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka kërkuar tatim zero për pagën deri në 40 mijë lekë, kërkesë kjo që është kundërshtuar nga ministri Ahmetaj.
Propozimi i Erion Braçes, ka pasur mbështetje dhe nga deputetë të maxhorancës në Komisionin e Ekonomisë. Aktualisht është 0 taksa për pagat deri 30 mijë lekë.
Braçe, në cilësinë e kreut të Komisionit të Ekonomisë, pritet të bëjë propozime për paketën fiskale gjatë shqyrtimit nen për nen. Mësohet se janë caktuar 10 deputetë për të folur mbi Buxhetin 2019.
Ndërkohë, opozita vijon bojkotin që prej nisjes së këtij sesioni parlamentar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje