Lajme

Miratohet Buxheti 2019 me 76 vota pro

Kuvendi miratoi sot Buxhetin e Shtetit për vitin 2019. Parlamenti votoi me 76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Në Kuvend u diskutua buxheti dhe paketa fiskale, ndërsa deputeti Erjon Braçe kërkoi rritjen e taksimit nga 15 në 30% për lojërat e fatit te hotelet me 5 Yje, por kryeministri Rama reagoi duke thënë nuk kemi çfarë të taksojmë kur ende nuk janë afruar investitorët.

Ndërkohë, opozita sërish nuk ishte pjesë e seancës plenare, ndonëse maxhoranca i bëri thirrje që të jetë e pranishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë