Lajme

Tiranë, grabitet tregtari i duhanit

Një tregtar në zonën e “Tregut ushqimor”, ka rënë pre e grabitjes me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.

Policia bën me dije se persona të paidentifikuar i kanë marrë pronarit të një dyqani 30 steka paketash, nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë. Ka qenë vetë pronari i biznesit që ka sinjalizuar policinë për rastin, ndërsa kjo e fundit shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. Më pas, ai u shoqërua në komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Policia, nga ana e saj po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.      


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë