Lajme

Meta dhe Xhaçka kujtojnë 106-vjetorin e Ushtrisë Shqiptare

4 dhjetori shënon 106-vjetorin e themelimit të ushtrisë shqiptare, njohur zyrtarisht si Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të këtij përvjetori ka përcjellë përmes rrjetit social “Facebook”  urimet për burrat e gratë nën uniformë, që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim e sakrifica shembullore për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.

“Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse!

Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve, të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2029922407054022?__xts__[0]=68.ARAYyzDUiDrUdyZryiiA_2zb-i5nnkzhdz-AZ_N-AsS0VUcrdgcZhWBK-hoB1KOOdpKg6TIqVornDS02u_uc3vLTklUxu6iDiyjZp7qtMwN5wvFbOKKE_pSYxz5SzV6dd7iPZYie5M1ghYrlZu4TClVGBtJJkMNzPMHos9jwAw144qyImOs4FqXrcpgoJOP4R1BHdjcRpzKtnn_b6Ou18OUHd1c6PAK5nJqC5K-HpHwUWIhGvAztERhvqK7HEiY7AgMuhnTLLOObXzLeeuSjVe863Uedep_iXj8kSEA7g3NBJkKsMGJSeJ6hqlag9kHb2ImIwJsP5jo8ItIQSeU5KvPCV3Kj&__tn__=-R

Po ashtu, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, ka uruar burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë.

“Me këtë fotografi që publikohet për herë të parë, të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912, dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura.

Faleminderit për kontributin!”, shkruan Xhaçka në “Facebook”.

https://www.facebook.com/xhackaolta/photos/a.501469249888800/1904595549576156/?type=3&theater


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë