Lajme

Futet në kabinën elektrike për të fjetur, humb jetën endacaku

Një endacak me inicialet I. K. ka humbur jetën gjatë natës në zonën e Librit Universitar në Tiranë, pasi ka pasur kontakt me një kabinë elektrike.

Kabina ka pësuar defekt, pasi endacaku ka rënë në kontakt me të teksa flinte. I pastrehu është gjetur i pajetë në mëngjes nga punonjësit e OSSHE, të cilit kishin shkuar në zonë për të rregulluar defektin që ishte shkaktuar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar në polici edhe një person që ndodhej me endacakun.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë