Një 21-vjeçar në Maqellarë të Dibrës rezulton i zhdukur prej 7 ditësh.
Familjarët e 21-vjeçarit Mateo Aga, ishin ata që denoncuan ngjarjen në polici.
Ata kanë rrëfyer edhe lëvizjet e fundit të djalit të tyre, përpara se të zhdukej.
“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Më 29 nëntor ai shkoi në fshatin Grezhdan. Mateo nuk kishte telefon me vete kur u largua. Shkoi në fshat me makinën e një fqinji”, janë shprehur ata në polici.
I riu dyshohet se ka ndërruar veshjen në një shtëpi në Grezhdan.
Mendohet se Mateo Aga ka veshur një xhup ngjyrë ushtarake dhe se ka qenë së bashku me një shok.
Për herë të fundit, Mateo Aga u pa duke dalë nga një lokal rreth orës 21:35 minuta të datës 29 nëntor. Policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje