Lajme

Gjonaj paralajmëron punonjësit e ZRPP-ës në Lushnjë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka paralajmëruar sot në një dalje për mediat regjistruesin e ZRPP dhe 5 specialistë në ZRPP e Lushnjës.

Ajo u shpreh se në këtë ZRPP janë konstatuar shkelje në respektimin e afateve të trajtimit të kërkesave të qytetarëve, ndaj edhe ka rekomanduar paralajmërim shkarkimi për disa nga punonjësit e kësaj ZRPP-je.

“Gjatë javës së kaluar task forca antikorrupsion ka zhvilluar një kontroll në ZRPP në Lushnjë. Nga ky kontroll janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish. Veçanërisht në respektimin e afateve të trajtimit dhe kërkesave të qytetarëve, çka ka bërë që në këtë ZRPP të ketë një numër të madh praktikash të prapambetura ende të patrajtuara.

Janë konstatuar shkelje të urdhrave dhe rregullave në lidhje me organizimin e brendshëm të punës dhe bashkërendimin me ALUIZNI-n për procedurat apo kufizimet që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara. Për shkeljet task forca antikorrupsion ka rekomanduar dhënien e masave disiplinore vërejtje me paralajmërim për regjistruesin e ZRPP Lushnjë si dhe për 5 specialistë të kësaj zyre”,  është shprehur ministrja Gjonaj.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë