Lajme

Studentët e refuzojnë, Nikolla: Nuk kam bërë gabim për t’u dorëhequr

Në një moment, ministrja e Arsimit ka dalë në protestën e studentëve, por është pritur me ovacione dhe ulërima pakënaqësie, çka ka bërë që ajo të kthehet sërish brenda Ministrisë.

Ndërkohë, në një intervistë telefonike për Ora News ministrja shprehet se studentët kanë të drejtë të protestojnë, por çdo gjë zgjidhet me diskutim.

“Me vullnet e dëshirën e Lindita Nikollës, si nënë dhe ministre dola për t’u thënë që çështjet zgjidhen duke komunikuar. Pas kërkesave dhe parullave, “Lindita Nikolla dil në bulevard u nisa të komunikoj”. Studentët kanë gjithmonë të drejtë, por zgjidhet me diskutim. Të parashtrojnë gjithë kërkesat që ata kanë dhe jo duke i ndryshuar ca sot e ca nesër. Jemi të hapur të adresojmë e shifra e fakte deri në fund.  Në çdo orë të ditës dhe kur studentët të dëshirojnë. Unë i pres”, tha ndër të tjera ministrja.


Lidhur me dorëheqjen e saj, ajo deklaron se nuk ka bërë ndonjë gabim. “Është gjëja më e kollajtë që ndodh për dorëheqjen, por duhet të jesh në kushtet e papërgjegjshmërisë ta bësh atë. Nuk është fundi i botës dorëheqja, por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim”, tha Nikolla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë