Lajme

“Unaza”, Gjiknuri: Do të zgjidhim kontratën, nëse ka falsifikuar

Dy ditë pas denoncimit të megaskandalit me tenderin e Unazës së Madhe, ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Ai shprehet se, nëse ka pasur falsifikime nga firma fituese, kontrata do të ndërpritet në mënyrë të njëanshme nga ARRSH. Ministri pohon se u është drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.

“Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamzë nga mbrapa, u them kaq:
Ndryshe, nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra false, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën. ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1. Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media. Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike. Në fillimjavën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigjja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë pa diskutim do të reagojmë menjëherë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë”, shkruan Gjiknuri në “Facebook”.

https://www.facebook.com/damian.gjiknuri.official/posts/2007475919373881?__xts__[0]=68.ARBisLfJqArZui0S0wQ3KGXVwq3kU1p9bAMX1_VHfHFyXbmXZqJlI0RfEu6ofIwc2EOx3u_bS7ExZwM1OUE7IlHHY2WEv5JmC7zrRIphW2mT_DHWOZewYlIbKcNkFC6jcFqwiiyKW45AoJYRFy6dHoDMFuOcfg5M-01NScD0Kj1o8kOoABeVlr64MyAthnAkvJXeSUAdftvyBn_pi4GFcC9f4O9YYy3g82ICdJBMDK2gVd7oJZlSytEcfib5NbfckkdEc7HrX24ukKm-OfMv3_IPdpHa9Wky3VxU-UxgjO3N4i769W0Aaw-h2yJFMiQjyjmCZnyKaSxeI6m2qOKYDw&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë