Lajme

Rama, studentëve: Duhet dialog, nuk jetohet me ultimatum

Ashtu siç e pati paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin në “Facebook” me synim për të dialoguar me studentët që protestojnë prej 6 ditësh radhazi. Kreu i qeverisë thekson se nuk kërkon negociata me studentët, por vetëm dialog për të dëgjuar kërkesat e tyre.

“Nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj negociata. Nuk kemi për çfarë të negociojmë, duhet të dialogojmë. Ka një dallim të thjeshtë, negociohet mes palëve në konflikt. Ne nuk kemi asnjë konflikt, sepse çka studentët kërkojnë, mua më gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve, domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë që është komplekse. Por kemi domosdoshmërinë të bisedojmë. Protestat organizohen për t’u dëgjuar dhe arrijmë në dialog, por jo ne nuk duam të dëgjojmë.
Nuk është kjo Shqipëria ku jetojmë, nuk jetohet me ultimatume, o bëje ose bëhet nami. Është si në një familje ku fëmija i kërkon prindit unë kam këto kërkesa, nuk të dëgjoj, do m’i plotësosh ose i vë flakën shtëpisë”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Një rast të tillë të refuzimit të dialogut, Rama tha se e ka ndeshur vetëm nga opozita dhe kryetari i PD, Lulzim Basha i cili hyri në çadër dy vite më parë, ndërsa sot kërkon Vetting në politikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë