Lajme

Studentët e Korçës: Na kërcënojnë pedagogët, por s’do tërhiqemi

Studentët e Korçës ditën e sotme u kanë bërë thirrje gjithë politikanëve mos bëhen pjesë e protestës së tyre, pasi ata kërkojnë të drejtat e tyre përmes zërit të çdo studenti.

Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë me protestën ditën e martë dhe nuk ka kthim pas derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Grupe të mëdha studentësh nga Korça janë organizuar ditën e shtunë dhe të diel dhe i janë bashkuar kryeqytetit.

Ndër të tjera studentët kanë pranuar se janë kërcënuar nga politikanë dhe pedagogë, por pavarësisht kërcënimeve ata do vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë