Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve. Në një postim në “Twitter”, në shënjestër ka qenë deputeti demokrat, Gent Strazimirin, pas reagimit të këtij të fundit për të arrestuar organizatorët e protestës së studentëve. Sipas kreut të qeverisë, Strazimiri kërkon që studentët të arrestohen pasi nuk pranuan militantët e PD në protestë.
Po ashtu me urdhër të Strazimit janë lëshuar një lumë fyerjesh për studentët, të cilët po largojnë militantët e Partisë Demokratike nga radha e protestës.
“Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza për tarifat e shkencës. Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin”, shkruan kryeministri Rama.
Më herët, deputeti demokrat krahasoi protestën e studentëve me atë të banorëve të Unazës së Re. Strazimiri thotë se “shurranjozët’ i predikojnë “jo-politikës”, pasi nuk kanë pranuar në protestë aktivistë të PD.
“Djalli fle në detaje!!!
Në 35 ditë të protestës së banorëve të Unazës së Re, policia ka bërë mbi 100 shoqërime djemsh, vajzash, burrash e grash, për ‘organizim proteste të paligjshme’, ‘bllokim rruge’ etj.
3 prej tyre janë ende në burg!
Këta ‘qorrat’ dhe ‘griseldët’ e vegjël, që i nxirrni në ekrane si ‘organizatorët’ e protestës kundër qeverisë por jo kundër Kryeministrit, kundër Bashkisë por jo kundër Kryebashkiakut, keni ‘harruar’ t’i shoqëroni në polici, a t’i arrestoni njësoj si banorët e Unazës, për të njëjtin ‘nen’ si banorët e Unazës…
Apo s’ka qenë ashtu pazari?”, shprehet Strazimiri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje