Lajme

Protesta, Vasili: Rama duhet të marrë përgjegjësinë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-sw, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve.

Sipas Vasilit, Rama kërkon të mashtrojë studentët me të ashtuquajturin dialog.
Vasili u shpreh se LSI ka depozituar amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studentëve.

“I gjithë opinioni publik sot është i shqetësuar për Universitetet dhe arsimin e lartë. Përballë studentëve është një kryeministër mashtrues që propozon të ashtuquajturin dialog. Zgjidhja e vetme është vetëm një, marrja e përgjegjësisë me ligj. LSI ka dorëzuar amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studenteve. Me këto amendamente rritet buxheti për arsimin. Protesta e studentëve është plotësisht e drejte”, shprehet Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë