Pasi presidenti Ilir Meta riktheu sërish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, për t’ju ardhur në ndihmë kështu plotësimit të kërkesave të studentëve, ka reaguar kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë e cilëson kthimin e ligjit si formë presioni mbi studentët për të mos pranuar dialogun.
“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi! Vazhdon pa pushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje