Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, i cili ishte shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasin Emanuel Gjura, 32 vjeç, banues në Lezhë.
Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të riun, i cili akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal” “Falsifikim i dokumenteve” “Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve” dhe “Shpërdorim i tokës”.
Shtetasi dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin “Vol-Vo 4”, në tetor 2018.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje