Politike

PS depoziton në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Socialiste ka publikuar kërkesën e dorëzuar në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit.

Në dokumentin që është bërë publik vetë nga KQZ, kërkesa për t’u regjistruar është firmosur nga kryetari i PS, Edi Rama.

Deri tani 14 subjekte kanë çuar kërkesë për regjistrim në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Mes dy partive të mëdha PS-ja e Edi Ramës dhe PD-ja e Sali Berishës, janë edhe partitë e reja.

Partia e Lirisë po ashtu ka dërguar kërkesë në KQZ, teksa Ilir Meta ka firmosur nga burgu.

Lulzim Basha deri tani nuk ka dërguar në organet kompetente asnjë kërkesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë