Lajme

Lezhë, zjarr në mensën e një kopshti fëmijësh

Mensa e një kopshti fëmijësh në Lezhë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri ka përfshirë ish-konviktin e Shkollës Profesionale në Lezhë, aty ku ndodhet edhe kopshti i fëmijëve.
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 8:10 të mëngjesit.
Në momentin e përhapjes së flakëve, fëmijët ndodheshin në mjediset e kopshtit dhe janë evakuuar menjëherë.
Zjarri mendohet të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë