Lajme

Protesta, Basha: Jemi me studentët

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha në një prononcim të shkurtër ka deklaruar se opozita është me mendje dhe shpirt te studentët. Partia Demokratike mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën e studentëve, pasi është kundër ligjit për arsimin e lartë.

“Sot është protesta e studentëve. PD e mbështet dhe është me shpirt dhe mendje. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi për t’i shërbyer propagandës së Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon.
Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese është e kapur. Thirrja jonë sot është që të bashkohen të gjithë shqiptarët me studentët”, shprehet kryedemokrati Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë