Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku po diskutohen 8 kërkesat e parashtruara nga studentët.
Ky takim po zhvillohet me pyetje dhe përgjigje.
Në fillim një studente është ballafaquar me kryeministrin Rama. Ka qenë një moment tensioni, pasi studentja ka kërkuar përgjigje se përse ligji i vitit 2015 për tarifat nuk është zbatuar. Studentja e UBT-së u shpreh se rektori nuk i kishte lajmëruar studentët për takimin me kryeministrin sot dhe ajo u çua për të dalë jashtë. Rama në përgjigje të kësaj ka theksuar sërish nevojën për të dialoguar.
“Më gjeni një histori të ngjashme që kanë bërë të njëjtën gjë si ju. Këtu ku jeni ju unë kam qenë. Refuzimi për të fol nuk është argument, e folura me forcë pa argument dhe në fund të ditës, mua më duket që jeni shumë larg nga studentët e dhjetorit tjetër. Rrezikoni të humbni diçka që e krijuat vetë. Përdorni megafona kur unë jam i gatshëm që t’ju dëgjoj. Kam 5 pika të shënuara, asnjëra nga këto nuk janë 8 pikat. Problematikat janë më të gjera. Çdo universitet ka problematikat e veta. Unë kam ardhur të dëgjoj, pasi keni 15 ditë që bërtisni dhe nuk flisni. Çfarë keni për të thënë, ma thoni”, u shpreh kryeministri. Një natë më parë Rama takoi studentë dhe pedagogë te Universitetit të Gjeologji Minierave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje