Lajme

Opozita kthehet në parlament në dy seancat e kësaj jave

Pas një bojkoti të gjatë që në nisje të këtij sesioni parlamentar, opozita ka vendosur që të kthehet në Kuvend në dy seancat parlamentare të kësaj jave, atë të së enjtes për buxhetin dhe atë të së premtes për vettingun në politikë.
Ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike pati me aleatët.
Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Kreu i demokristianëve Nard Ndoka, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.
Ndërkohë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar: “Po kthehemi në Kuvend për studentët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë