Lajme

Grabitja e 7.5 mln lekëve në Durrës, lihen në burg dy policët privatë

Gjykata ka lënë në burg dy policët privatë të akuzuar për shpërdorim detyre në grabitjen e parave në Shkozet.
Katër ditë pas grabitjes së 7.5 milionë lekëve të drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës, Policia e Durrësit ende nuk ka asnjë person të arrestuar.
Autoritetet policore nuk kanë arritur akoma të identifikojnë asnjë prej tre autorëve që sulmuan efektivët e sigurisë të kompanisë private pranë një banke të nivelit të dytë në zonën e Shijakut.
Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi është i vështirë, pasi autorët ishin të maskuar ndërsa mjeti mbante targa të dala nga qarkullimi.
Edhe pse janë sekuestruar disa kamera që kishin mundur të fiksonin sekuenca nga sulmi, hetuesit e kanë pasur të pamundur të identifikonin autorët.
Ndërkohë, dy policët privatë Fejzi Sakaj, 46 vjeç dhe Astrit Gjata, 55 vjeç, të arrestuar pas grabitjes u lanë në burg pa afat nga gjykata e Durrësit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë