Sot pritet që Partia Demokratike të tregojë faktet që sipas saj dëshmojnë për afera të errëta që lidhen më projektin e Unazës së Madhe në Tiranë. Kryetari i opozitës e rikonfirmoi këtë fakt të martën në mbrëmje kur takoi për të disatën herë më radhë gjatë këtyre ditëve që kur nisi protesta e banorëve të zonës së Astirit që do t’ju prishën shtëpinë nga ndërtimi I rrugës së re. Basha tha se Partia Demokratike do të publikoj nesër (sot) . “një pjesë të errët të aferës korruptive tek unaza e Madhe. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro, por së bashku me figurat e krimit të organizuar kërkon të ndërtojë pallate” – tha Basha.
Projekti për ndërtimin e unazës së madhe në Tiranë është mbulua që pa nisur me skandale. U mësua publikisht se kompania që ka fituar tenderin ka falsifikuar dokumentat dhe ky është një skandal që sipas qeverisë do të hetohet.
Por se çfarë faktesh do të nxjerrë opozita kjopritet të mësohet sot paradite por ora nuk është njoftuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje