Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Bruksel, për një takim me përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini.
Burime jozyrtare kanë konfirmuar për mediat se takimi me krerët e Ballkanit Perëndimor, do të mbahet në një formë të një dreke pune.
Takimi do të ulë sërish në tryezën e bisedimeve Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç me presidentin Hashim Thaçi, pas përballjes së ashpër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për formimin e ushtrisë së Kosovës. Edhe pse kryeministri Edi Rama nuk është i pranishem pasi greva e studentëve i ka ndryshuar axhendën, Mali i Zi do të përfaqësohet nga presidenti Milo Gjukanoviç, Maqedonia nga kryeministri Zoran Zaev dhe Bosnje Herzegovina nga Kryetari i Këshillit të Ministrave të Denis Zvizdiç.

Për Serbinë dhe Shqipërinë ky takim vjen mes tensioneve të mëdha për shkak të protestave në shtëpi: Në Tiranë studentët protestojnë prej 15 ditësh për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe plotësimin e nëntë kërkesave drejtuar qeverisë, ndërsa në Beograd mijëra persona janë ngritur në protestë kundër dhunimit të një lideri opozitar. Serbët po kërkojnë respektin e lirive dhe të drejtave.
Dy ditë më parë Mogerini u takua në Bruksel kryeministri Ramush Haradinaj, i cili përfundoi me anulimin e një konference të përbashkët për gazetarë dhe me një komunikatë në të cilën Bashkimi Evropian kritikoi ashpër tarifat e vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe dhe nguli këmbë në heqjen e menjëhershme të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje