Lajme

Ndërtoi pa leje, kapet 46-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.
Shtetasi A. N., banues në Sarandë, ishte në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 07.12.2018, ku në vendin e quajtur “Tre Ishujt” Ksamil, gjatë ekzekutimit të Vendimit të Gjykatës Administrative Gjirokastër, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve përkatëse.
Më pas, 46-vjeçari ka prishur objektin “kioskë”, duke i vënë zjarrin.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë