Lajme

PD: Mbështetje për dëbimin e diplomatëve iranianë

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për dëbimin e ambasadorit të Iranit si dhe të një zyrtari tjetër, pasi po kryenin veprime të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik vjen një reagim edhe nga PD-së.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, shpreh mbështetjen për shpalljen “non grata” dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cenim të “statusit të diplomatit” dhe që vë në rrezik Sigurinë Kombëtare”, thuhet në deklaratën e Kryetari Lulzim Basha.
Më tej, opozita kërkon bashkëpunim të sinqertë me aleatët, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar aktivitete të tilla.
“Partia Demokratike kërkon prej strukturave shtetërore të Sigurisë Kombëtare, përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarritje me aleatët strategjikë si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve të tilla në territorin e RSH.
Lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organizuar ndërkombëtar, komprometohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit.
Çdo bashkëjetesë shtetërore me krimin e organizuar është komprometim i luftës ndaj terrorizmit”, përfundon deklarata.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë