Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës, Admir Belishta. Belishta nuk kaloi dot vettingun dhe u shkarkua paraditen e së premtes.
Belishta doli para dy ditësh para Komisionit të Kualifikimit, teksa u theksua se ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kishte një sërë problemesh me pasurinë dhe kishte bërë deklarim të rremë. ILDKPI raportoi te Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për problemet e gjyqtarit Admir Belishta.
Trupi gjykues i përbërë Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa vendosi të shkarkonte Belishtën pas problemeve të evidentuara në pastërtinë e figurës dhe atë të pasurisë.
Kreu i Gjykatës së Korçës rezultoi se nuk ka deklaruar burimin e ligjshëm për blerjen e mobilimin e një apartamenti 107 metra në Korçë në vitin 2009, vlera e të cilit përllogaritet në 6 milionë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje