Presidenti i klubit më të famshëm në Rumani, Steauas së Bukureshtit, George Bekali, ka dhënë një deklaratë shokuese pas lajmit se UEFA mund t’i detyrojë të gjithë klubet të kenë një skuadër femrash. Ai ka kërcënuar me largim nga bota e futbollit.
Familja Bekali e ka emrin e saj të lidhur ngushtë me futbollin rumun. Ndërmjetës, agjentë dhe pronarë skuadrash, një perandori e lindur në Bukuresht dhe më pas e shtrirë në gjithë Europën, me anë të prokurave të futbollistëve të suksesshëm. Intervista e fundit e “Xhixhi” Bekalit, siç e njohin të gjithë, ka marrë gjithë vëmendjen, në sensin negativ. Për “Pro TV”, ai ka folur hapur kundër futbollit të femrave dhe ka thënë se do të tërhiqet: “Nëse UEFA i detyron të gjithë klubet të kenë një skuadër femrash, unë do të largohem nga bota e futbollit”, – ka thënë Bekali.

Presidenti i klubit kampion Europe në vitin 1986, ka shpjeguar më pas pse është kundër futbollit të femrave: “Femrat mund të praktikojnë sporte të tjera si basketboll dhe volejboll, por nuk janë për futboll. Nuk kanë fizikun e duhur për këtë sport, është diçka kundër natyrës. Si të gjithë njerëzit e kësaj bote, edhe unë kam bërë mëkate në jetë, por nuk dua të bëj vullnetin e Satanait kundër formave që Zoti u ka dhënë femrave për të tërhequr meshkujt”.
Kjo deklaratë krejtësisht e pazakontë e një presidentit të një klubi futbolli është konsideruar seksiste dhe ka sjellë shumë reagime dhe polemika.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje