Lajme

Aksident në Lezhë, makina përplas mësuesen dhe nxënësen

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme përballë shkollës “Kolin Gjoka”, në qytetin e Lezhës. Një nxënëse dhe një mësuese janë përplasur nga një automjet, teksa po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë.
Nxënësja 16-vjeçare dhe mësuesja janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës. Mësuesja dhe nxënësja kanë pësuar disa fraktura, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtin e mjetit në komisariat, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë