Në seancën e djeshme, deputeti PD-së, Endri Hasa, goditi me vezë kryeministrin Rama gjatë kohës kur po fliste në foltoren e Kuvendit.
Sipas PD-së, ky ishte mesazh nga studentët, të cilët kanë protestuar prej më shumë se dy javësh për kauzat e tyre.
Ky ishte “aksioni” i parë që bëri opozita pas 6 muajsh mungesë në parlament, ndërkohë Rama reagoi përmes rrjeteve sociale për ta ironizuar atë që ndodhi në seancën plenare.
Kryeministri ka publikuar një meme në Instastory dhe shkruan: “Partia Demokratike kthehet fuqishëm në Kuvend për studentët”.
Deputeti i PD-së, Endri Hasa u përjashtua me 10 ditë nga Byroja e Kuvendit pas aktit të djeshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje