Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një statusi në “Twitter” deklaratave të Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit për të bërë thirrje për luftë nëse maxhoranca nuk miraton nismën e Vettingut në politikë.
Rama ironizon opozitën duke shkruar se nuk trembet nga të tilla kërcënime.
Gjithashtu, kreu i qeverisë vë në pah se parlamenti shqiptar po turpërohet në Europë, pasi është kthyer në një shou pularie.
“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1 mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një shoë pularie”, shkruan Rama në “Twitter”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje