Lajme

Kryemadhi: Kemi faj që i dhamë Ramës shans të bëhej kryeministër

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste ishte në Elbasan në një takim me strukturat e LSI-së.
Në fjalën e saj, ajo u përqendrua te protesta e studentëve, pasi ajo protestë shërbeu si një mësim shumë i mirë, tha ajo. Kryemadhi paralajmëroi vazhdimin e protestave, jo vetëm të studentëve.
“Protestat e studentëve nuk janë vetëm të studentëve. Të shkollosh sot fëmijët, do të thotë të bësh një ndër sakrificat më të mëdha. Studentët na dhanë një mësim shumë të mirë, duke qenë të bashkuar, mund t’ia dalim.
Edhe pse Edi Rama del si dordolec fakultet më fakultet duke kërkuar dialog, por në fakt ai nuk do bëjë asgjë, pasi ai thotë hapur 46% të buxhetit të shtetit, unë dua ua çoj 10 oligarkëve dhe ato të marrin koncesionet.
Edi Rama ka një problem shumë të madh në sjelljen e tij, kemi faj edhe ne që i dhamë shansin për t’u bërë kryeministër”, shprehet Kryemadhi.
Më tej, Kryemadhi u bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të largojnë Ramën. Vota kundër vettingut politik dëshmoi se ata janë kriminelët e vërtetë.
“U pasurua me bandat, tani është koka e krimit të organizuar në të gjithë rajonin. Një njeri që kërkon të ndryshojë kufijtë, të subvencionojë para, duhet përmbysur sa më parë.
Mos mendoni se duke qëndruar indiferentë, Rama do të iki. Ramën do e largojnë shqiptarët, jo partitë politike.
Me votën kundër vettingut politik, treguan se ata janë kriminelët e vërtetë. Partia Socialiste është e kapur nga një sekt kriminal”, tha ndër të tjera Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë