Futboll

Bien në shtëpi Siti dhe Çelsi, Junajtid rilind me Solskjaer

Kristal Palas fiton pas 28 vitesh në fushën e Mançester Sitit, me rezultatin 2-3, duke bërë që Liverpuli të ketë tashmë 4 pikë avantazh në krye të renditjes së Premier League. Skuadra e Guardiolës shënoi e para me Gundogan, por në dy minuta Kristal Pas përmbysi gjithçka në 1-2. Shlup barazoi, ndërsa Tounsend, me një kryevepër, kaloi miqtë në avantazh. Tounsend goditi shtyllën në fillim të pjesës së dytë dhe Uollker shkaktoi penallti në vazhdim të aksionit. Milivojeviç e çoi rezultatin në 1-3 dhe Guardiola hodhi në fushë menjëherë Aguero, De Bryjne dhe Mahrez. De Bryjne shkurtoi diferencën në 2-3 në minutën e 85-të, por është vonë dhe Mançester Siti doli pa pikë.

Pep Guardiola pas humbjes me Kristal Palas

Goditje e rëndë edhe për Çelsin e Sarrit, që u mund 0-1 në shtëpi nga Leiçesteri, me një gol të shënuar nga Vardi pak pas fillimit të pjesës së dytë. Çelsi ka qenë pa fat, pasi goditi traversën me Hazard dhe një shtyllë me Alonso në shtesë. Skuadra e Sarrit mbetet në vend të katërt, me pikë të barabarta me Arsenalin, që mundi 3-1 Bërnlin.

Pesë gola dhe Pogba protagonist. Në Kardif, Mançester Junajtid ka fituar 1-5, duke vërtetuar se problemi ka qenë trajneri i larguar pak ditë më parë, Zhoze Mourinjo. Debutim fantastik për trajnerin e ri Ole Gunar Solskjaer, ish-lojtarin e “Djajve të kuq” që ka firmosur nderi në qershor. Rashford gjeti rrugën e rrjetës i pari, më pas Herrera, i shërbyer nga Pogba, dyfishoi, duke kaluar në delir tifozët e Mançesterit. Golat e tjerë për Junajtid u shënuan nga Martial dhe Lingard, me këtë të fundit autor të një doipete. Nuk ndodhte që prej majit të vitit 2013, që Junajtid të shënonte 5 gola në një ndeshje në kampionat. Zotërimi i topit 74% nga Junajtid flet qartë për ndryshimin total të lojës së kësaj skuadre me ardhjen e Solskjaer.

Rezultatet e ndeshjeve të ditës së shtunë në Premier League


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë