Një zjarr masiv ka përfshirë tregun industrial të qytetit të Laçit rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. Shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit, i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial, duke e përpirë nga flakët në pak minuta.
Tre zjarrfikëseve u janë dashur rreth dy orë e 30 minuta për neutralizimin e flakëve. Sipas informacioneve paraprake fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Vatrat e zjarrit, i cili ka përfshirë të gjithë tregun vijojnë që të jenë sërish aktive dhe deri tani kanë shkrumbuar thuajse gjithçka.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes për të siguruar perimetrin për t’u ruajtur nga rreziku i shpërthimit të bombolave të gazit që ndodhen brenda tregut. Zjarri në tregun industrial ka ardhur vetëm një ditë para Krishtlindjes dhe në vigjilje të ndërrimit të viteve kur është edhe periudha e shumëpritur për tregtarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje