Lajme

Rrëzimi i dekretit të Metës, PD-LSI letër Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i kanë drejtuar një letër Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kërkohet anulimi i rrëzimit të dekretit të Presidentit për ligjin e “tatimit mbi të ardhurat”.
PD-LSI në letër thekson se është shkelur rregullorja e Kuvendit, duke rrëzuar dekretin e presidentit pa kaluar 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend.
“Duke vepruar në këtë mënyrë, Kuvendi i Shqipërisë, duke shkelur Rregulloren, ka minuar bashkëjetesën normale të të gjitha grupimeve politike në Kuvend. Nëse opozitës i mohohet e drejta e saj kushtetuese për t’u njohur me çështjet që shqyrtohen e miratohen në Kuvend, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit, atëherë ky veprim antikushtetues tenton të asgjësojë defacto rolin e opozitës në Parlament, që është jetik për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar”, thuhet në letër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë