Futboll

Gabon edhe teknologjia, “goal line” shpëton Romën

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së kampionatit italian Roma-Sasuolo, që u mbyll me fitoren e vendasve 3-1. “Goal line technology” ka shpëtuar Romën nga një autogol i sulmuesit Patrik Shik.

Një vendim i konsideruar i padrejtë dhe që ka sjellë shumë polemika pas ndeshjes. Topi nuk e ka kaluar vijën fatale për një ose dy milimetra dhe ky ishte një moment që ndikoi në fatin e ndeshjes, sepse më pas sulmuesi i Romës gjeti rrugën e rrjetës në portën e duhur. Episodi i diskutueshëm ka sjellë tërbimin e Sasuolos. Mesfushori ganez, Dunkan ka shpërthyer në Tuiter pas ndeshjes, duke shkruar këto fjalë në profilin e tij: “Rrini të qetë, sepse nuk është gol. Ecim përpara duke shkatërruar futbollin, duke e vendosur para ndeshjes se kush duhet të fitojë”.

Roma po kalon një moment shumë të vështirë dhe fitorja ndaj Sasuolos ishte jetike për fatin e trajnerit Di Françesko. Nëse autogoli i Shik do të ishte akorduar, ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër dhe Roma do të ishte sërish në telashe. Rregullorja thotë se topi duhet ta kalojë vijën fatale në gjithë perimetrin e tij, megjithatë në Itali kanë shpërthyer polemikat, duke qenë se bëhet fjalë për punë milimtrash.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë