Që futbollistët nuk kanë dëshirë të luajnë gjatë kohës së festave, e dinë të gjithë. Ka nga ata që i paraprijnë situatës me ndonjë karton të qëllimshëm për të mos luajtur në ndeshjen e radhës, por ka edhe nga ata që sajojnë ndonjë problem shëndetësor për të marrë leje nga klubi.
Kështu ka bërë mbrojtësi i Gallatasarajit, Serdar Aziz, i cili, për të mashtruar drejtuesit e klubit të njohur turk, u shtir se kishte dhimbje stomaku dhe kështu mori leje për të mos u stërvitur ditët e festave. Por duket se nuk e kishte studiuar mirë planin e tij. Sipas “Sun”, pasi mori miratimin e klubit për të mos qenë pjesë e ekipit për ndeshjen me Sivasporin, Aziz shkoi për pushime bashkë me gruan e tij në Maldive.

Klubi turk e ka mësuar mashtrimin e futbollistit me anë të profilit në Instagram të gruas së tij, pasi ajo kishte publikuar foto nga një resort në Maldive, ku ishte me burrin. Më pas, drejtuesit e Gallatasarajit vendosën ta fusnin edhe Azizin në listën e lojtarëve në shitje në merkaton e janarit. Aziz luan me Gallatasarajin që prej vitit 2016. Këtë sezon ai është aktivizuar në 15 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje