Ditën e sotme është gjetur edhe trupi i dytë i pajetë i peshkatarit që u mbyt në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.
Ramazan Kojtari u mbyt mbrëmjen e shkuar së bashku me 50-vjeçarin Arben Pupa, teksa kishin dalë për peshkim.
Trupi i peshkatarit Arben Pupa u gjet dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të policisë që shkuan në vendngjarje mbrëmjen e shkuar.
Ndërsa për peshkatarin tjetër, Ramazan Kojtarin, kërkimet rinisën mëngjesin e sotëm nga polumbarët e RENEA-s.
Pas rreth dy orë kërkimesh, polumbarët gjetën trupin e pajetë të 56-vjeçarit në thellësinë e rezervuarit. Ekipi i polumbarëve hasi në vështirësi gjatë kërkimeve për shkak të temperaturave të ulëta, çka bëri që ata të përdonin rrjetat në liqen. Pikërisht falë tyre, u bë e mundur edhe gjetja e trupit të pajetë të Kojtarit.
Dy viktimat një ditë më parë dolën për të peshkuar së bashku në rezervuarin e fshatit dhe u mbytën në liqenin e Bradomirës në Pogradec.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje