Elisi i vogël, ishte dhurata më e bukur për prindërit e tij, Besmir e Emilina Gogu të cilët e pritën këtë vit më të lumtur se kurrë.
Vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” sëbashku me 2019-ën, pasi lindi në sekondin e parë të vitit të ri.
Mjekët thonë se vogëlushi, që familjarët kanë zgjedhur ta pagëzojnë me emrin Elis, gëzon shëndet të plotë. Doktoreshë Anila Xhani e cila asistoi në ndërhyrjen cezariane, tha se cdo gjë shkoi sic duhet dhe bebushi Elis peshon 3 kg 150 gr.
I emocionuar, babai i vogulëshit zbuloi edhe kuptimin e emrin të djalit të tij, ndërsa foli edhe për mënyrë se si do të shpenzojë paratë nga ceku i bebes.
“Është fëmija i parë, nuk e prisnim të lindte në sekondat e para, e prisnim të lindte në mëngjes. Elis ka kuptimin “bir i Zotit”, unë do ta thërras Lisi sepse dua të rritet i gjatë dhe i fortë si një lis. Jemi në dijeni për bonusin e bebes, me paratë do të blejmë karrocë ose krevat, janë gjërat e para që i duhen,” u shpreh ai.
Sipas vendimit të marrë nga qeveria për vitin 2019, u jepet një bonus mirëseardhjeje të gjitha bebeve që do të lindin në Republikën e Shqipërisë. Për familjet që lindin fëmijën e parë u jepet çeku prej 40 mijë lekësh. Ndërsa për ata që do të lindin fëmijën e dytë nga 2019 e prapa do t’u jepet 80 mijë lekë, ndërsa jepet 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
Vendimi parashikon se kur vijnë në jetë binjakë familja merr menjëherë 80 mijë lekë. Kur lindin trinjakë, menjëherë marrin 120 mije leke.
Si për të zbatuar vendimin e marrë nga qeveria, kryeministri ka qenë sot në maternitetin “Koço Glozhieni” ku i ka dorëzuar personalisht çekun e qeverisë për familjen që ka lindur fëmijën për këtë vit.
“Mirëmëngjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve! I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete! Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja! Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes! GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri!”, shkruan Rama në Instagram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje