Lajme

Rama: Viti i Ri, pa kumar e pa kapsolla

Kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje faktin që këtë vit të ri janë mbyllur bastet sportive dhe është ndaluar hedhja e fishekzjarreve nga qytetarët.

Ai ka publikuar një foto të një pike basti të mbyllur në “Instagram” dhe krahas fotos komenton se vit si ky nuk ishte parë prej kohësh, duke iu referuar kapsollave dhe kumarit.

“Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh. E pastë këmbën e mbarë deri në fund”, shkruan Rama.

Projektligji i miratuar në Parlament parashikonte që bastet sportive dhe kazinotë funksiononin deri më 31 dhjetor 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë