Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridalos, ku edhe po kryenin dënimin. Shqiptarët e identifikuar me emrin K. Elvis dhe P. Leonard ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje.
Sipas informacioneve të para nga mediat greke dy shqiptarët kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur.
Arratisja e tyre ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 dhe është zbuluar ditën e sotme në mëngjes kur nuk janë paraqitur në momentin kur bëhet prezenca. Mësohet se dy të arrestuarit ishin vëllezër dhe për t’u arratisur kanë prerë kangjellat dhe kanë përdorur litarë.
Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre, ndërkohë rasti i është referuar Ministrisë së Drejtësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje