Bota

Trump nuk përmbahet ndaj Herzog: I dobët dhe patetik!

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar ashpër homologun izraelit Isaac Herzog, duke e cilësuar atë “të dobët dhe patetik” dhe duke e akuzuar për gënjeshtër lidhur me premtimin se do falte kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Trump gjithashtu argumentoi se gjyqi për korrupsion ndaj Netanyahut po e shpërqendron atë nga përpjekjet e luftës, duke theksuar se kryeministri duhet të fokusohet te situata e sigurisë dhe jo te proceset ligjore.

Në një intervistë për Channel 14 të Izraelit, Trump tha se Herzog i kishte premtuar disa herë se do ta falte Netanyahun, por sipas tij, ky premtim nuk është mbajtur.

“Ai më ka thënë shumë herë, më shumë se një herë, se do ta falte dhe më ka gënjyer”, u shpreh Trump, duke shtuar se Herzog “nuk është lider”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë