Greqia i ka dhënë nënshtetësinë një emigranti shqiptar dhe dy egjiptianëve.
Ata shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish gjatë zjarrit të 24 korrikut në Mati të Atikës vitin e shkuar.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin nga Shqipëria Gani Xheka dhe dy egjiptianët Emad El Khaimi, dhe Mahmud Ibrahim Mussa, përkatësisht 50 dhe 46 vjeç.
Të tre peshkatarët sot kanë shkuar në Pallatin Presidencial, të ftuar nga presidenti grek, Prokopis Pavlopulos dhe aty ministri i Brendshëm u ka dhënë urdhrin me anë të të cilit kanë marrë nënshtetësinë greke.
Në fjalën e tij, presidenti Pavlopulos është shprehur: “Nëpërmjet shembullit tuaj dhe me dhënien e shtetësisë, dërgojmë mesazhe që janë aq të nevojshme sot. Ajo që bëtë tregon se solidariteti dhe humanizmi nuk është një çështje e nënshtetësisë. Ju jeni tani dhe europianë dhe si e tillë, mund të mësoni tek ata partnerë që nuk i kuptojnë vlerat e Europës, që të kryejnë detyrën e tyre. Sepse themeli i BE është solidariteti”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje