Lajme

Festat e fundvitit, radhë të gjata në dogana

Pas festave të fundvitit emigrantët shqiptarë po përballen me radhë të gjata në doganën e Kapshticës.
Në dalje të Shqipërisë ka radhë të gjata automjetesh të shqiptarëve që duan të hyjnë në territorin grek, aty ku jetojnë dhe punojnë.
Sipas të dhënave të policisë kufitare në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1382 shtetas shqiptarë e të huaj që kanë hyrë në Shqipëri të kalojnë festën e Vitit të Ri, ndërsa 2677 shqiptarë e të huaj janë regjistruar në dalje.
Mësohet se pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa ajo greke me vetëm 2 sportele.
Ndërkaq, me rastin e festave fluks të shtuar gjatë ditës së sotme ka pasur edhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër ku mësohet se po punohet me shërbim të përforcuar, me 4 sportele ne dalje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë