Duke nisur nga orët e kësaj mbrëmje vendi ynë do të goditet nga një valë ajri e ngrirë me origjinë polare, e cila do të sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave me 15 gradë celcius poshtë vlerës 0.
Dita e enjte në verilindje dhe juglindje pjesërisht dhe jugu i vendit do të ketë reshje bore deri në lartësitë 400 metra në nivelin e detit, reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar.
Ditën e premte reshjet e borës do të mbeten të pakta në juglindje, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të konsiderueshme.
E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më të ftohta me prani të akullit dhe ngricave në të gjithë vendin.
Temperaturat:
Zonat malore:
-15/ -4 gradë celcius
Zonat e ulëta:
-8/ 4 gradë celcius
Zonat bregdetare
-6/ 6 gradë celcius në mesditë
I ftohti arktik parashikohet të ushtrojë aktivitetin e tij edhe në javën e dytë të muajit janar. Vendi do të mbetet në darën e të ftohtit polar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje