Lajme

Tronditet Ballshi, burri i dehur vret me thikë gruan dhe kunatën

Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme në qytetin e Ballshit. Duhet të ishte një darkë festive me rastin e ndërrimit të viteve, po ka përfunduar në një tragjedi. 34-vjeçari Gazmend Musta ka qëlluar për vdekje në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, pas një grindjeje për shkaqe banale.
Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.
Sipas të dhënave të para, çifti Gazment dhe Gentiana Musta, kanë debatuar pasi kjo e fundit kishte kërkuar të shkonte te familja e prindërve për festë.
Në debat e sipër, Gazmenti, i cili ishte edhe nën ndikimin e alkoolit, mori thikën dhe qëlloi për vdekje si bashkëshorten, ashtu edhe motrën e saj.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi autorin e krimit të dyfishtë, ndërsa dy viktimat u gjetën pa shenja jete. Çifti Musta kishin edhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht të moshës 7 dhe 3 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë