Lajme

Përfshihet nga flakët një masiv pyjesh në Malësinë e Krujës

Një sipërfaqe pyjesh me shkurre e barishte të ndryshme është përfshirë nga flakët këtë të premte në fshatin Nuaj, të Malësisë së Krujës. Sipas dyshimeve paraprake të policisë zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Disa forca të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (ARZM) në Durrës janë munduar ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.
Ndërkohë mësohet se ndërhyrja është vështirësuar për shkak se zjarri favorizohet nga era e fortë që po fryn.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë