Lajme

Krujë, banesa shkrumbohet nga flakët

Një banesë në fshatin Arramenas të rrethit të Krujës është djegur këtë të shtunë nga flakët e zjarrit. Banesa ishte në pronësi të shtetasit Lulzim Milla.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht në momentin e zjarrit nuk kishte njerëz në shtëpi. Pra, nuk raportohet për të lënduar.
Mësohet se banesa është djegur e gjitha, edhe pse ka ndërhyrë zjarrfikësja.

Policia dhe zjarrfikësja janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë