Legjendari Xhanluixhi Bufon nuk e ka fiksuar ende datën e tërheqjes nga futbolli i luajtur, por ka zbuluar se ka menduar ta linte futbollin në gusht të 2016-ës, pas ndeshjes Juventus-Fiorentina. “Kur luajta kundër Federiko Kiezës, mendova ta tërhiqesha. Ishte hera e parë që luaja kundër djalit të një shoku skuadre dhe isha pak i çorientuar. Mendova se kishte ardhur ora për ta lënë”, – ka thënë portieri që më 28 janar mbush 41 vjeç. Bufon dhe Enriko Kieza, babai i Federiko Kiezës, kanë luajtur bashkë te Parma dhe tek Italia.
Dhe ajo ndeshje ndaj Fiorentinës nuk është rasti i vetëm, kur Bufon ka pasur përballë djalin e një shoku skuadre. Në kampionatin francez i ka ndodhur të kishte kundërshtar edhe Khephren Thuram, djalin e Liliam Thuram: “Ishte në stol, kur luajtëm me Monakonë. Është diçka vërtet e bukur të takosh djemtë e shokëve, të cilët i kam dashur shumë. Është një dhuratë e jetës të luash kundër këtyre djemve të rinj”, – ka shtuar Bufon për Eurosport.

Portieri veteran italian, gjatë intervistës ka folur me superlativa për dy shokët e skuadrës te PSG-ja, Nejmar dhe Mbape, të cilët, sipas tij, do të fitojnë 5 “Topa të artë” në 10 vitet e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje